Lajme

Hoti: Flas në shifra, s’jam aq intelegjent sa Bislimi

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 14 October 2022

Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se ndonëse zëvëndëskryeministri është intelegjent dhe rethanat përpiqet t’i interpretojë në intelegjencën e vet, Hoti flet bazuar në shifra.

Një reagim i tillë i Hotit vie si shkak që Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se janë shpërndarë disa dezinformata se qeveria po i mban paratë dhe të njëjtat, nuk po i shpenzon.

“Zëvëndëskryeministri është shumë inteligjent dhe mundohet që rrethanat t’i interpretojë në intelegjencën e tij mirëpo unë shoh shifra. Nuk jam intelegjent sa është ky”, ka deklaruar Hoti gjersa ka thënë se shifrat tregojnë që eksporti në vend është rritur në 150 milionë dhe se importi në 800 milionë.

-Advertisement-

Sipas tij, kjo flet shumë për vendet e punës dhe importet me vendet fqinjë.

“Kjo tregon se 40 mijë vende të reja të punës spo japin rezultat, s’janë fare ose janë thjesht formalizim i punës. Kjo tregon që me Serbinë e keni rritur importin ndërsa me Shqipërinë e keni zvogluar”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, do duhej që 200 milionë euro të liheshin tek qytetarët dhe jo tek bilanci bankar.

Bislimi ka kërkuar nga opozita që e njëjta t’i ndalë dezinfomatat lidhur me mosshpenzimin e buxhetit, duke shtuar të hyrat janë rritur për 12 për qind.

“Dua të deklarohem për atë që gjoja që qeveria po i mban paratë në thesar dhe nuk po i shpenzon. Në ditën e sotme të vitit të kaluar në thesar kemi pasur 702 milionë euro, sot kemi 607 milionë euro kemi mjete më pak se vitin e kaluar. Në ndërkohë qe të hyrat janë rritur 12 për qind është mirë ta ndaloni këtë dezinformatë se nuk i shërben askujt”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera