Lajme

Hoti fajëson Thaçin për vonesat e konstituimit të institucioneve!

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 20 July 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, në një prononcim për Telegrafin e ka bërë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për vonesat në konstituimin e institucioneve.

Hoti thotë se Thaçi është dashur ta thërras seancën konstituive të Kuvendit para dy javësh.

“Ai është përgjegjës për vonesat në konstituimin e institucioneve”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

I pyetur se a do të marr pjesë LDK, në takimin konsultativ të ftuar nga Presidenti Thaçi ai tha se ende nuk kanë vendosur.

Ndryshe, takimi konsultativ i thirrur nga presidenti, Hashim Thaçi, do të mbahet të hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy