Lajme

Hoti e merr detyrën sot në orën 9:00

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 04 June 2020

Avdullah Hoti sot do ta marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit, ndërkohë që bëhet e ditur se ceremonia e marrjes së detyrës do të bëhet në orën 09:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e kryeministrit.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimimin e zyrës së Kryeministrit.

-Advertisement-

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur kryeministër i vendit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Hoti u zgjodh kryeministër, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera