Lajme

Hoti: Dyshojmë për varrezë masive në Shtavall të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 10 January 2023

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se në vitin 2022 janë hasur mbetje mortore në 11 lokacione.

Hoti në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 ka deklaruar se mostrat e ADN-së që dyshohet se janë të 17 personave i kanë dërguar në Hagë.

“Mostrat janë dërgu në Hagë për analizat e ADN-së dhe ende jemi duke e prit raportin. Nga antropologët konsiderojnë se janë mbetjet e 17 njerëzve të ndryshëm por jemi në pritje të analizave. Unë besoj që brenda janarit mund të vijnë rezultatet”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Hoti tutje ka shtuar se dyshohet për një varrezë masive në Serbi.

“Kemi qenë edhe në një lokacion në Serbi dhe ai është Shtavalli dhe ai mendoj që është shumë i rëndësishëm për neve. Ne besojmë se aty mund të jetë një varrezë goxha e madhe masive për shkak të informatave të shumta të dëshmitarëve kryesisht serbë që kanë pa disa autobusë me njerëz që i kanë dërguar në ato zona. Jo vetëm një por disa”, ka shtuar Hoti.

Tutje Hoti ka shtuar se vështirësi mbetet mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për çështjen e të zhdukurve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera