Hoti: Duhen 20 vjet për të ndryshuar sistemin e arsimit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 03 December 2019
Agron Hoti, njohës i qështjeve të BE-së, pas rezultateve të dobëta të Kosovës në testin Pisa ka bërë një analizë duke treguar se pse është në këtë gjendje arsimi i Kosovës.
Ai tha se po kritikojmë veqse kritikën dhe se kjo kritikë duhet të shtrihet më gjatë në kohë sepse arsimi në Kosovë jo vetëm tani por ka qenë gjithmonë keq.
E sipas tij kjo përdoret edhe për poena politike siç i quan ai të fëlliqtë që tentojnë të i’a mveshin fajin atij ose këtij.
Ai në këtë shkrim madje ironizon edhe me gabime drejtëshkrimore që janë të shumtë në tekst.
E këtë e bën që të tregojë se sistemi i arsimit nuk rregullohet me kritika në rrjete sociale, shkruan gazeta inFokus.
“Po shoh sot të gjithë po kritikojmë sistemin e arsimit në Kusovë dhe është mirë që po kritikojmë, veçse kritikën duhet shtrirë pak më gjatë në kohë sepse arsimi në Kusovë gjithmonë ka qenë keq sado që kjo për poena politikë të flliqtë tentohet t’i mvishet këtij/atij apo këtyre/atyre:
“Nëse ju kujtohet motra e vllazni prej të gjitha anëve të Kusovës kur gjatë sustemit jugusllav mbetnin nxënësat p.sh. me 7 apo 8 të dobëta, disi më fund të vitit të gjitha bëheshin kaluese në atë sustemin jugusllav për të cilin ka ca vajtime kusovare. Kjo ka qenë ‘normë’ mbarëkosovare, veç mos ta harrojmë a pi di”, shkruan Hoti.
“Ai thotë se problemi në arsim në Kosovë është shumë moti qysh në kohën e Jugosllavisë e ky sistem sipas tij po vazhdon edhe ditëve të sotme e kryerja e punëve me të njofshëm e madje edhe ngritja e notave pikërisht në këtë mënyrë ka qenë gjithmonë thekson ai.
“Pastaj, nëse ju kujtohet motra e vllazni, shumë studentë që kishin lidhje me figura publike të asokohëshme të të gjithë sektorëve lokalë e qendrorë, disi i merrnin kaluese po si po, por do nota si shumë të mira n’kajmaqe nëpër të gjitha fakultetet kusovare, janë me mijëra raste veç para luftës. A mos i kemi harruar edhe këto? Kishte shumë rëndësi, bile shumë më tepër se sot, se i biri apo e bija kujt ishe”, shkruan ai.
“Dolloverin” në arsim siç e quan nuk u shpik pas luftës, shkruan gazeta inFokus.
“Dolloverin në arsim e përditshmëri nuk e çpikëm pas luftës. Mizevirllëkun, spiunimin e njani tjetrit, ndërskamcëvënien vëllau vëllaut, shtyrjet e mexhave, morali për toke, tentim marrja e kafshatës nga goja njëri tjetrit, vrasjet e ngatërresat për banalitete që çmendin, hajnitë, punësimi dhe kryerja e punëve me të njofshëm nuk na lindën sot motra e vllazni, na jemi qita që sot nuk lëmë gurë pa lëvizur për ta dëmtuar deri në palcë tjetrin. Nuk na lindën sot këto jo. Uluni në kafe si sot e si para 30 apo 40 vjete dhe krejt bisedën e bëjmë qysh me ja lëshu njani tjetrit. Më thuani jo. E politikanët tanë të të gjitha taboreve kanë lindur nga ky realitet dhe nuk mund të bëhen suedezë” tha ai.
E sipas tij duhet një reformë më shumë se 20 vjeqare që të ndryshojë gjendja aktuale.
“Reforma në arsim është më e vështira në çdo shtet të botës. Kjo merr shumë shumë kohë. Në rastin më të mirë një reformë e mirëfilltë arsimore efektet e para mund t’i jep pas 50 vitesh. Prandaj, kushdo që mundohet ta bëjë më shpejtë veç sa “do mundohet të kapet si cjapi nē dërrasa”, pra vetëm sa do del qesharak dhe i pashpresë. A është keq arsimi në Kusovë? Sigurisht që është? Por për ta ndryshuar duhet një strategji së paku 20 vjeçare me afate, buxhet, indikatorë dhe vlerësime periodike nga ekspertë të huaj dhe vendorë”, shkruan ai./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Masakra e Reçakut, Vulin: “Shqiptarët” s’kanë besë, BE-ja të përmbahet nga deklaratat nxitëse
Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin se nuk ka vend për t’i mohuar apo p...
-
Pas deklaratave të Vuçiq e Gjuriq reagon sërish Ambasada Amerikane
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e Shefi i të ahstuquajturës zyrës serbe për...
-
Shijojeni edhe këtë të diele, këto janë temperaturat për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do t...
-
Ganimete Musliu thotë që Xhelal Sveçla duhet t’i kërkoj falje Reçakut
Në fillim ishte Ivan Teodosijeviq, ish-ministër i Administratës e Pushtetit L...
-
U takua në Tiranë me Sveçlën, Gjinin e Abrashin, reagon partia e Gjuriq
Mbrëmë nga kryeqyteti i Shqipërisë, u bënë publike disa fotografi që dëshmojn...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, ja sa ishte i fuqishëm
Një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, shkr...
-
Haradinaj: Vëllain ma vranë kur isha në Hagë, për të nxitur vëllavrasje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradianaj, ka folur për vrasjen eni...
-
Latifi: Gjuriqi paradite fyen viktimat e Reçakut, pasdite pi kafe me politikanët kosovarë në Tiranë
Filozofi Blerim Latifi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me...
-
Vjen reagimi i parë nga Serbia pas takimit mes Sveçlës e Gjuriqit
Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia pas publikimit të fotografive takimit ...
-
Edi Rama i shkruan Vuçiqit, pasi e mohoi Masakrën e Reçakut
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, ka reaguar...
-
Sveçla provon të arsyetohet për takimin me Gjuriqin, s’ia përmend hiç emrin
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë vetëm disa fjalë lid...
-
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi
Një 37-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në një aksident automobilistik. Ngjarj...