Lajme

Hoti drejtuar Qeverisë: I humbët dy vite me anulimin e gazit amerikan, tani iu kthyet projekteve të “regjimeve të kaluara”

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 20 December 2022

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë për strategjinë energjetike, derisa ka thënë se i humbi 2 vjet me anulimin e projektit të gazit amerikan.

Ai ka thënë se ata tani i janë kthyer projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë termocentralin me gaz, Bursën Energjetike me Shqipërinë dhe integrimin e rrjetit energjetik me rajonin.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Asgjë e re në “Strategjinë energjetike 2022-2031”.

I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin.

Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera