Lajme

Hoti: Do të vazhdojë mbështetja për Institutin e Mjekësisë Ligjore

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 12 October 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se Qeveria do të vazhdojë me mbështetjen për Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Së shpejti do të pranoj një elaborat për nevojat që i ka instituti dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, në mënyrë që të lehtësohet puna e institutit, para së gjithash në përmbylljen e çështjes së rreth 300 mbetjeve mortore që ende janë në institut”, shkruan Hoti.

Ai thotë tutje se në mbledhjen e ardhshme të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, do të identifikohen veprimet konkret që duhet t’i ndërmarrin, në mënyrë që instituti ta përmbyllë një punë që tash e sa vjet mbetet ende nëpër sirtarë dhe departamente të ndryshme të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

-Advertisement-

“Kjo është çështja më e ndjeshme për qytetarët e Kosovës, për familjet që ende presin të dinë për fatin e familjarëve të tyre. Nuk do të kursejmë asgjë që t’ju qëndrojmë afër Institutit, Komisionit, por edhe gjithë familjeve, në mënyrë që kjo çështje të zbardhet dhe të përmbyllet sa më parë”./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera