Lajme

Hoti: Dikur VV e konsideronte tradhti, tash e miratuan në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 21 July 2022

Ish kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi u miratua projektligji i marrëveshjes për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Hoti ka thënë se dikur LVV e kishte kundërshtuar dhe quajtur tradhti miratimin e këtij projekti, kurse sot e njëjta e miraton në kuvend, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se kjo që po bën LVV sot, është mashtrim i opinionit publik.

“Këta që janë duke “qeverisur” tani e kanë sharë këtë pikë të marrëveshjes dhe e kanë kualifikuar si tradhti, se gjoja kjo hekurudhë i siguron qasje fqinjit verior në Portin e Durrësit. Ndërsa, sot këta mashtrues e sjellin për ratifikim në Kuvend marrëveshjen për këtë projekt për ta financuar bashkërisht me Shqipërinë”, shkroi Hoti në Facebook.

Por Hoti e ka quajtur si lajm të mirë sjelljen për ratifikim në kuvend të këtij projektligji.

“Është lajm i mirë që po realizohet ky projekt, por kjo qasje tregon se këta kanë mashtruar qytetarët për këtë projekt dhe në të gjitha qëndrimet e tyre”. /Gazeta Infokus/

Postimi i plotë:

Të tjera