Lajme

Hoti: Çfarë politike është kjo – edhe sanksionet i bartim, edhe Asociacionin e pranojmë

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 26 January 2024

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka pyetur qeverinë se kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Ai ka renditur edhe projektet që janë bllokuar si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së ndaj vendit.

“Kur do të zhbllokohen 295 mil euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë Qeveria në Komisionin Parlamentar. Çfarë politike e Qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera