Lajme

Hoti bisedë telefonike me kryeministrin grek, flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 12 October 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kreu i Qeverisë, ka thënë se temë e bisedës ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ky është postimi i Hotit në FB:

 

Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet.

Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre.

Të tjera