Lajme

Hoti beson në fitore të bindshme në Hajvali

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 03 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Nisma, Avdullah Hoti, ka mbajtur një tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës, ku është shprehur se beson në fitore të bindshme në këtë degë.

Hoti ka kërkuar votën e banorëve të Hajvalisë në mënyrë që ta realizojnë programin e tyre.

“Nuk kam asnjë dyshim që me aktivitetin që ka dega jonë këtu, kemi për të fituar bindshëm”, tha Hoti.

-Advertisement-

Ai vazhdoi më pas duke folur për arsim cilësor, për vende të punës për të rinjtë që i përfundojnë studimet, si dhe për një jetë dinjitoze të qytetarëve.

Për më tepër, Hoti premtoi për një shtet pa korrupsion, për një shtet të së drejtës e që iu thotë jo dukurive negative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera