Lajme

Hoti: Askush s’duhet të frikësohet nga shuarja e Task-Forcës

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 28 October 2020

Megjithëse me vendim e ka shuar Task-Forcën për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, kryeministri Avdullah Hoti po insiston se puna e tyre të vazhdojë e paprekur përfshirë hetimet që i kanë pasur në proces. Duke iu kundërpërgjigjur gjitha reagimeve kundër këtij vendimi, Hoti tha se askush nuk duhet të ketë frikë, pasi do t’iu shkojnë gjërave deri në fund për vendosjen e ligjshmërisë në vend.

Derisa ka theksuar se frikë duhet të kenë vetëm ata që do t’iu shkojnë gjërave deri në fund.

“Ne kemi një plan të qartë si do të lëvizim në këtë drejtim. E para të cilin e kam prezantuar para partnerëve ndërkombëtar është që puna e Task-Forcës do të vazhdojë e paprekur, ashtu siç kanë punuar deri tash, në gjitha çështjet që i kanë punuar deri tash, do të vazhdojnë të punojnë. E dyta jemi dakorduar që ne të punojmë organogramin e ri të Policisë së Kosovës përputhje me ligjin. Vendimi i vitit 2010 është marrë me një kontekst tjetër ligjor në Kosovë kur i është dhënë detyra edhe EULEX që nuk e ka atë mandat më. Tani e kemi ligjin e ri të Policisë, pra organogrami i ri në përputhje me ligjin. E treta drejtori i policisë do të shkëmbejë letra me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për t’i trajtuar të gjitha çështjet që deri më tash i ka pasur Task-Forca. Pra askush nuk duhet të ketë frikë nga ai vendim i qeverisë. Duhet të kenë frikë vetëm ata që do t’iu shkojmë gjërave deri në fund sa i përket vendosjes së ligjshmërisë”, tha ai.

-Advertisement-

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 19 tetor ka marrë vendim për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Me votat e anëtarëve të Qeverisë është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar Task-Forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera