Lajme

Hoti: As militantët e tyre nuk besojnë më se i kanë votat

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 17 July 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se mbledhja konstituive nuk po thirret ndërsa përsëritja se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.

Ai ka thënë gjithashtu se  LDK nuk blen as nuk shet votën e qytetarit të saj por e mbron atë si gjënë më të shtrenjtë, transmeton infokusi.com

Postimine  plotë të Hotit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret.

Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.

Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të deshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë.”/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera