Lajme

Hoti angazhohet për financimin e rregullt të shoqatave që ofrojnë shërbime publike

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 26 January 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatave “HANDIKOS”, “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës.

Në këtë takim kryeministri Hoti, propozoi që të shqyrtohen të gjitha rrugët ligjore dhe me të gjitha shoqatat të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, të hartohen marrëveshje kornizë tri vjeçare për financimin e tyre.

“Qëllimi i hartimit të marrëveshjes kornizë, është sigurimi i financimit të rregullt për të gjitha shoqatat që ofrojnë shërbime publike, të cilat Qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore nuk kanë kapacitet t’i ofrojnë. Nisma e kryeministrit Hoti, për hartimin e marrëveshjes kornizë tri vjeçare për financimin e rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, u vlerësua si vendosje e standardeve të reja në bashkëpunimin e këtyre shoqatave me Qeverinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera