Lajme

Hoti: Aksioni në Karaçevë sukses i madh, por diku ngeci nuk u krye e gjithë puna

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 21 October 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur rreth vendimeve të fundit të kësaj qeverie, ku nuk ishin të pakta edhe shkarkimet.

E njëri nga ta që u shkarkua ishte edhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, shkruan Gazeta inFokus.

Hoti gjatë konferencës përmendi edhe aksionin në Karaçevë duke e quajtur sukses të kësaj qeverie, pasi sipas tij asnjë qeveri nuk e mori guximin ta bënte.

-Advertisement-

Mirëpo ai tha se nuk u krye e gjithë puna, sipas tij diçka ngeci dhe kjo është ishte arsyeja e shkarkimit të Qalajt nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës.

“Aksioni në Karaçevë pa dyshim që është sukses i madh , një aksion që kanë heqë dorë dhe se kanë bërë qeveri pas qeverie.

Nuk është shkuar deri në fund nuk janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme ka ngec diku por pa dyshim ky mbetet aksion i jashtëzakonshëm dhe do të vazhdojmë tutje”, tha Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera