Lajme

Hoti: Adem Mikullovci, na paska lanë e paska ikë nga kjo botë, por jo edhe vepra e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 15 September 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen e aktorit, Adem Mikullovci, duke thënë se veprat e tij nuk do na lënë asnjëherë edhe pse ai iku nga kjo botë.

Hoti përmes një postimi më Facebook, tha se Mikullovci do vazhdoj të mbetet frymëzim për brezat e rinj, artin dhe atdhedashurinë.

Ai tha se Mikullovci ishte një atdhetar i pashoq, duke e kujtuar si njërin nga delegatët e Kuvendit të Kosovës nga vitet 1990-1992, kur u shpall deklarata Kushtetuese dhe ajo e Pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Në fund Hoti, në emër të Qeverisë i ka shprehur ngushëllime ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë komunitetit të artistëve.

Ky është postimi i plotë:

‘’Aktori i madh shqiptar, Adem Mikullovci, na paska lanë e paska ikë nga kjo botë, por vepra e tij asnjëherë nuk do të na lërë.

Ai ishte përherë pjesë e gëzimeve dhe festave në familjet tona. Me veprat e tij artistike dhe dashurinë që kishte ndaj të bukurës, ai ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer në artin dhe kulturën tonë.

Ai do të mbetet përherë frymëzim edhe për brezat e rinj, për artin por edhe për atdhedashuri. Përveç që ishte një artist i shkëlqyer, ai ishte edhe një atdhetarë i pashoq. Bacën Adem përherë do ta kujtojmë edhe si njërin prej delegatëve të Kuvendit të Kosovës nga vitet 1990 – 92, kur u shpall deklarata Kushtetuese dhe ajo e Pavarësisë së Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera