Lajme

Hoti: 295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave ndaj Kosovës, Kurti ka pranuar ta formoj asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 22 November 2023

Ish-kryemnistri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se  295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.

E në anën tjetër, Kurti sipas tij, ka pranuar të formoj asociacioni.

Deputeti i LDK-së, ka përmendur disa nga projektet që sipas tij janë të bllokuara.

-Advertisement-

“Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.

E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.

Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit.

Disa nga projektet e bllokuara janë së në vijim:

• 92 mil euro:  rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës

• 9.95 mil euro:  menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore

• 9 mil euro:  menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit

• 7.2 mil euro:  përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII

• 7 mil euro:  mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

• 6 mil euro:  mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri

• 3 mil euro:  efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna

• 3 mil euro:  qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm

• 2.5 mil euro:  përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë

• 2 mil euro:  rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë

• 1 mil euro:  programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.

• 0.8 mil euro:  përkrahja e profesioneve juridike

• 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj

• 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera