Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 23 July 2024
Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë.
Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.
Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt. Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut.
Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.
Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi. Më herët edhe problematika e shezloneve u kthye në një temë diskutimi pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde).
Në Sarandë, një tjetër hotel ofron disa çmime sipas kategorisë së dhomë që do të marrësh. Oferta i takon datës 26 korrik-28 gusht dhe për një dhomë dyshe çmimi është 75 euro person, për një dhomë treshe 59 euro/person dhe për një dhomë katërshe, 49 euro/person. Në këtë ofertë përfshihet akomodimi, mëngjesi, darka, dhe parkimi.
Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre mund të hasësh shpesh në Instagram ose Facebook dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese. Ky fluks postimesh duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit.
Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit edhe pse në një nivel të mirë nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.
Për më tepër po vihet re mungesa e pushuesve vendas të cilët kanë treguar një tendencë për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia.
Po kështu bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe në anën tjetër mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre.
Të tjera
-
Aksident mes katër veturave tek “Lesna” në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident trafiku në mes katër veturave ka ndodhur para pak minutave tek “...
-
MPJD thotë se Bërnjaku mbetet i mbyllur deri në largimin e personave të maskuar, ka një apel për mërgimtarët
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se pika kufitare në ...
-
Ky është vendimi i vetëm që u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit ...
-
Gërvalla: Persona të maskuar po ndalojnë veturat në kufi, policia serbe veç po i shikon e nuk ndërhyn
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka n...
-
Bllokimi i rrugëve në Serbi, kundërpërgjigjet Qeveria, mbyll Bërnjakun për qarkullim – Sveçla përmend arsyen
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla thotë se grupe ekstremistësh të masku...
-
Kryediplomati i Turqisë mbikëqyrë punimet për Xhaminë Qendrore, po ndërtohet me paratë turke
Kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan, ka mbikëqyrur nga afër punimet që p...
-
Osmani nesër merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë nesër pjesë në ceremoninë e zbulimit të ...
-
Hoxhaj: Politikanët e padijshëm që po qeverisin vendin dhe emisarët papeshë në Evropë, i degraduan marrëdhëniet e Kosovës me BE-në
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka quajtur ‘të padijshme’ Qeverinë Kurti. A...
-
Osmani: Policia, garant i sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë
Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Presidentja e R...
-
Bllokimi i kufinjve serbë, MPB-ja tregon në cilat pikat ndalohet hyrje-dalja me dokumente “RKS”
Dhjetëra serbë janë mbledhur në pikat kufitare të Serbisë, për të bllokuar hy...
-
Kurti ndjek nga afër demonstrimin e përgatitjeve dhe aftësive të njësive elite të Policisë, thurr lavde
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë sot në një demonstrim të ...
-
Një autobus nga Kosova nuk lejohet të futet në Serbi, Elshani: Është kthyer nga Policia, s’kishte vula
Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak dhe n...