Sport

Hotel dhe veturë personale, Duro po ‘lundron’ në lluksin e Feronikelit!

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 29 April 2021

Klodian Duro vazhdon të mbetet trajner i Feronikelit, pavarësisht presioneve të mëdha për të ofruar dorëheqje, madje edhe nga vetë disa nga zyrtarët e klubit.

Gjithsesi, 43 vjeçari nga Tirana është i bindur në ‘misionin’ e tij në klubin nga Drenasi, teksa kërkon që të shpëtojë edicionin për të cilin kishte ardhur ta kurorëzonte me të paktën trofeun e Kupës dhe daljen në Evropë.

“Nuk e kam ndërmend të dorëzohem. Ne do të vazhdojmë dhe jam i sigurt që Feronikeli do të mbetet në Superligë”, deklaroi Duro pas humbjes nga Arbëria, duke e bërë të qartë se nuk dëshiron të jap dorëheqje.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Feronikeli e ka të qartë që shkarkimi i tij do t’i kushtonte klubit afro 72 mijë euro dëmshpërblim.

Kontrata e Duros ka jetëgjatësi edhe një vit e gjysmë, teksa përveç pagës mujore, e cila kap shifrën e 4 mijë eurove neto, ai gjithashtu përfiton edhe disa benificione të tjera.

Klubi ia paguan gjithashtu edhe një veturë luksoze, të cilën e ka huazuar me qera dhe po ashtu akomodimin në njërin nga hotelet e njohura të kryeqytetit.

Për këto të mira, nga buxheti i Feronikelit shpenzohen afro 6 mijë euro në muaj vetëm për Duron.

Drejtuesit e klubit janë të vendosur që ta mbajnë Duron deri në mbyllje të kampionatit, pasi që tashmë kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund dhe nuk planifikojnë ndryshime në shtabin teknik./Gazeta Sheshi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera