Lajme

Horror në Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 30 April 2017

Me togfjalëshin “tragjedi e tmerrshme” është përshkruar ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në komunën italiane “Macerata Campania”.

Në fshatin mes Curti e Macerata Campania, në afërsi të rrugës “Starzolella”, është gjetur trupi i pajetë i një 57-vjeçari shqiptar, i varur në një pemë. Zbulimin tragjik e ka bërë një fermer i cili ishte duke shkuar në tokën e tij për të punuar, kur është hasur me skenën horror.

Ai telefonoi menjëherë ekipin e shpëtimit, por rezultoi e kotë.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Kufoma është dërguar në spitalin e Caserta-s, ku do të kryhet autopsia. Megjithatë, raportimet e para flasin për një vetëvrasje.

Përveç moshës, nuk raportohet më shumë për identitetin e shqiptarit. Sipas mediave lokale, ai nuk ishte i njohur në zonën ku u gjet i vdekur.

Formula 1 vjen në Artmotion më “i çmendur” se kurrë

Të tjera