Lajme

Horror në Itali: Aktorja e filmave pornografikë masakron djalin dhe i dërgon foto ish-burrit

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 05 October 2021

Një grua, protagoniste e disa filmave pornografikë në Itali ka masakruar djalin e saj 2-vjeçar. Ajo la trupin e pajetë të djalit në një arkë supermarketi duke tronditur punonjësit dhe klientët.

Fëmija kishte marrë nëntë plagë me thikë në trup, gjoks dhe qafë. Thika me të cilën ishte kryer krimi u gjet në çantën e gruas 44-vjeçare e cila e kishte hedhur bluzën e tij të mbuluar nga gjaku dhe xhupin e saj në një ndërtesë aty pranë.

Sipas autoriteteve, nëna 44-vjeçare Catalin Erzebet Bradaks  e cila dikur kishte qenë aktore në filmat pornografikë, kishte për qëllim të hakmerrej ndaj babait të fëmijës me të cilin ishte divorcuar kohët e fundit. Çifti ishte në një mosmarrëveshje të gjatë për kujdestarinë e fëmijës.

-Advertisement-

Babai, i cili jeton në Hungari, njoftoi autoritetet pasi mori një fotografi të djalit të tij të vdekur përmes WhatsApp. Autoritetet thonë se nëna e foshnjës e dërgoi foto pak para se të nisej drejt supermaketit. /Abcnews.al/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera