Horoskopi i së mërkurës/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 07 August 2024
Dashi
Sot do keni vullnet të hekurt dhe do mundoheni t’i bëni gjërat të funksionojnë sa më mirë. Dielli do iu japë përherë mbështetje. Nëse keni një lidhje nuk duhet t’i kërkoni partnerit shumë sepse ai nuk do mund t’ua plotësojë dot. Me shumë gjasë dëshirat tuaja nuk mund të realizohen. Ju beqarët, falë ndihmës së Venusit do keni një jetë sentimentale të këndshme. Mund të realizoni edhe ndonjë takim të rëndësishëm. Në punë nuk do mendoni aspak për pagën, por do i bëni gjërat si duhet sepse e adhuroni profesionin që keni. Për arritjet do merrni edhe vlerësime. Dielli do iu ndihmojë të përmirësoni të ardhurat. Tregohuni edhe më të matur me shpenzimet.
Demi
Tregohuni më të logjikshëm dhe më të matur gjatë kësaj dite sepse përndryshe do keni probleme serioze. Mund të ndryshoni edhe mënyrën e të sjellit. Marsi do iu shtyjë ju të dashuruarve t’i bëni skena xhelozie partnerit. Meqenëse e dini që një sjellje e tillë mund ta dobësoje lidhjen tuaj, mundohuni ta dominoni atë ndjenje. Ju beqarët, fale mbështetjes së Neptunit do keni zhvillime të reja në jetën sentimentale. Gjithçka do shkojë si në një roman dashurie. Puna nuk do ecë ashtu si keni menduar dhe kjo më tepër si pasojë e mos përqendrimit. Kërkoni mbështetje pa u druajtur. Financat tuaja do vijnë duke u pakësuar pasi do bëni shumë shpenzime Kujdes!
Binjakët
Saturni do ju bëjë më të matur dhe më të përqendruar tek objektivat kryesore. Çdo gjë do arrini ta menaxhoni si duhet. Nëse keni një lidhje mos ëndërroni gjëra të pamundura edhe pse në përgjithësi do jetë një ditë e mirë dhe pa probleme. Për ju beqarët do jetë ditë me shumë fat. Venusi do iu bëjë të takoni një person të mrekullueshëm me të cilin mund të krijoni edhe një lidhje të fortë. Në punë, me pak më shumë vendosmëri, forcë dhe dinamizëm mund të kaloni edhe sfidat më të vështirua që do iu dalin para. Nëse iu bëhet një propozim i ri mendojeni njëherë para se të refuzoni. Për sa iu përket financave duhet të themi se situata do jetë e favorshme dhe do mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jetë e vështirë që dikush t’iu fshehë diçka sepse do jeni shumë të vëmendshëm. Për ata që kanë një lidhje do jetë ditë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Nëse jeni beqarë do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mund të takoni një person i cili do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë do e privilegjoni dialogun dhe bashkëpunimin. Nuk do e keni aspak problem të bëheni bashkë me një koleg për të arritur më të mirën. Për të stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën që do iu japin të afërmit.
Luani
Gjatë kësaj dite do jeni me optimistë dhe më pozitivë se më parë. Çdo moment që do kaloni do jetë i mrekullueshëm. Ju që jeni në një lidhje do përjetoni plot çaste të lumtura dhe do mundoheni që çdo minutë të lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Gjithçka do jetë me ngjyra dhe plot shkëlqim. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja juaj nëse doni që ta joshni atë që pëlqeni. Në punë mësoni të dëgjoni intuitën dhe pranojini propozimet që do ju bëhen. Jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e mirë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj shmangni çdo lloj investimi.
Virgjëresha
Sot do ecni me prioritete dhe nuk do bëni gjëra që nuk i keni dëshirë. Juve që jeni në një lidhje yjet do ua mbushin ditën me dashuri. Ata do bëjnë që partneri të sillet më mirë dhe t’iu bëjë edhe ndonjë surprizë të këndshme. Përgatituni për momente të lumtura. Ju beqaret nuk do keni takime të rëndësishme, por gjithsesi do kaloni një ditë të bukur. Në punë do ju duhet vetëm pak më shumë përqendrim që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do ju provoni të gjithëve se jeni vërtet të zotët për të bërë çdo gjë që synoni. Në sektorin financiar do keni pak fat, megjithatë mundohuni të mos rrezikoni shumë dhe të tregoheni më të matur me shpenzimet.
Peshorja
Sado të bëni përpjekje për të pasur një jetë sa më të mirë sot, sërish do ju duket sikur nuk do ja dilni. Mos u dorëzoni sepse rezultatet do duken më vonë. Duket se edhe influenca negative e Saturnit nuk do e prishë dot jetën tuaj dashurore. Nga ana tjetër, Jupiteri, planeti më i mirë i gjithë sistemit diellor, do iu mbrojë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni vetëm, një takim që në orët e para të ditës do iu shtojë dëshirën për të filluar një aventurë. Në punë do jeni pasivë dhe do merrni disa kritika nga shefat. Ata do kenë të drejtë kështu që më mirë pranoni gabimet dhe mundohuni të ndryshoni. Financat do të përmirësohen dalëngadalë. Plutoni do iu bëjë edhe më të kujdesshëm.
Akrepi
Gjatë kësaj dite duhet të bëni edhe më shumë përpjekje për të ruajtur një klimë sa më të ngrohtë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do të mbrohet nga planetët. Ata do iu ndihmojnë të keni më shumë besim dhe respekt për njëri- tjetrin. Ju beqarët do merrni një vendim shumë të rëndësishëm në planin sentimental, çka mund të shkaktojë edhe probleme në familje. Në punë herë pas here ambienti do ju duket lodhës dhe do keni frikë mos ju mbeten gjërat në mes. Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, nuk do keni shumë fat. Financat do jenë të stabilizuara. Dielli do iu ndihmojë në këtë fushë. Të gjitha paratë që keni harxhuar kohët e fundit do të “rikthehen”.
Shigjetari
Yjet do ju bëjnë shumë të logjikshëm dhe largpamës sot. Gjithçka ka për të ecur më mirë nga sa mendonit dhe rrahjet e zemrës do shtohen. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni pafund jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do bëni çdo gjë që është në të mirën e të dy palëve. Ju beqarët duhet të keni kurajë t’i shprehni ato që ndieni pasi nëse prisni gjatë ka mundësi që personat t’iu ikin nga duart. Në punë asgjë nuk do jetë e lehtë, por po u dorëzuar menjëherë nuk keni për ta marrë më vetën për një kohë të gjatë. Në planin financiar do luftoni fort që ta stabilizoni dhe ta përmirësoni situatën.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite Hëna do bëjë që gjërat t’iu ecin më mirë sesa i mendonit. Mund të arrini edhe gjëra që i kishit menduar si të pamundura. Ju të dashuruarit nuk ka rrezik të mërziteni aspak sepse partneri do ju bëjë propozime interesante për t’u argëtuar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë pa u lodhur shumë do mund të fillojnë një lidhje shumë të bukur dhe afatgjatë. Në punë mundohuni të mos luani shumë me zjarrin sepse do ju dalin probleme dhe sfida më të vështira. Tregohuni më të vëmendshëm. Financat herë pas here do kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por në tërësi gjendja nuk do jetë shumë e keqe.
Ujori
Herë pas herë do ndiheni disi të lodhur sot dhe mundet edhe të izoloheni, por nuk do mungojnë as momentet entuziaste dhe plot optimizëm. Nëse jeni në një lidhje do futeni në një etapë shumë më të favorshme dhe më të begatë. Marrëdhënia me partnerin do bëhet edhe më pasionante. Ju beqarët ka mundësi të afroheni edhe më shumë me një person më të ri se vetja për te cilin në fillim nuk keni pasur përshtypje të mira. Në punë do i keni idetë shumë të qarta, do keni durim dhe do këmbëngulni të arrini atë që dëshironi. Për financat do keni ide gjeniale sesi t’i përmirësoni. Situata ka për të qenë e jashtëzakonshme.
Peshqit
Hëna do ju bëjë super të ndjeshëm gjatë kësaj dite. Të merakosur për të bërë çdo gjë sa më mirë ju do jepni opinionet tuaja edhe për tema të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie shumë të ngrohtë me partnerin. Do i dëgjoni me kujdes këshillat dhe do ia plotësoni qejfin njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga ambienti i ngrohtë për të shprehur pëlqimet dhe ndjenjat sepse dita do jete e privilegjuar për ngjarje të rëndësishme. Në punë mund të keni edhe ndonjë vështirësi, por në tërësi gjërat do ecin si i kishit menduar. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi.
Të tjera
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...