Horoskopi 17 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 17 September 2021
Dashi
Shumë gjëra në jetën tuaj tashmë janë sistemuar, gjë që ju ofron kënaqësi absolute.
Sot fillon një periudhë për ju, ku i shihni gjërat nga ana e tyre pozitive dhe nuk jeni më pesimistë.
Mos u mundoni të zgjidhni problemet e lidhjes tuaj, thjesht mundohuni të kaloni momente të qeta me partnerin.
Beqarët mjaft ndenjët në shtëpi dilni dhe argëtohuni.
Demi
Me talentin që keni, do të jeni në gjendje të zgjidhni situatat e së kaluarës.
Sot mund të arrini gjithçka që mendoni, por mos u merrni me shume gjëra në të njëjtën kohë.
Marrëdhënia juaj sot do shkojë shumë mirë.
Ju mund të bëni ëndrra dhe plane të reja me partnerin dhe të shikoni me më shumë shpresë të ardhmen tuaj të përbashkët.
E njëjta gjë vlen edhe për beqarët. Tani keni mundësinë për të filluar një marrëdhënie shumë të bukur !!
Binjakët
Kjo e premte është shumë e mirë për ju por nuk duhet të ndikoheni nga personat, që ju rrethojnë dhe të lini pas dore planet tuaja.
Besojini aftësive por edhe intuitës tuaj për të gjetur zgjedhjet e duhura për problemet.
Romanca juaj po shkon shumë mirë dhe nëse shmangni tensionin do të kaloni një mbrëmje të bukur.
Mos jini shumë të rreptë me partnerin tuaj. Beqarët, përgatituni për flirtime të reja.
Gaforrja
Do t’ju ​​duhet të merrni vendime të cilat i keni shmangur prej disa kohësh.
Nëse qëndroni të qetë dhe nuk bëni veprime të nxituara, keni për t’ia dalë.
Në romancë mund të kaloni një ditë të mirë me partnerin dhe të lini mënjanë çdo problem që keni kaluar së fundmi.
Beqarët, përfitoni nga atmosfera pozitive që mbizotëron rreth imazhit tuaj, për të fituar vëmendje.
Luani
Vendosni plane për të ardhmen.
Por mos lini pas dore situatat që duhet të zgjidhen menjëherë dhe mos lejoni askënd të ndërhyjë në planet tuaja.
Aspekti pozitiv i ditës ju favorizon të hiqni qafe gjithçka që ju shqetëson.
Sot do i kushtoni më shumë rëndësi lidhjes tuaj si dhe do të zgjidhni problemet që me shumë mundësi ju kanë distancuar nga partneri.
Virëgjëresha
Sot mundësitë që keni do jenë të shumta. Ju duhet të lëvizni shumë shpejt dhe me zgjuarsi për të qenë në gjendje të arrini suksesin sa më shpejt.
Sigurohuni të bëni një plan të kuruar në detaj, për të përmbushur qëllimet tuaja.
Në jetën tuaj romantike mos bëni biseda që do të sjellin tensione dhe trazira.
Beqarët hapni sytë sepse ka shumë persona përreth jush që do të donin të kishin një lidhje me ju, por sjellja e ftohtë që keni, nuk i lejon.
Peshorja
Sot duhet të bëni shumë përpjekje për të arritur qëllimet që dëshironi. Merruni me çështje familjare dhe me shumë mundësi nuk do të keni kohë të kujdeseni për veten.
Ju duhet të kujdeseni për dietën tuaj për të mos patur probleme me shëndetin në të ardhmen.
Sot në marrëdhënien tuaj ju presin surpriza të këndshme nga partneri.
Akrepi
Po filloni të gjeni ritmet tuaja përsëri. Kjo do t’ju bëjë të mendoni për disa gjëra më seriozisht dhe më me përgjegjësi, për ti menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sigurohuni që të planifikoni me shumë kujdes atë që bëni dhe të jeni të qetë për disa çështje që mund të mos kenë përfunduar ende.
Në lidhjen tuaj tani do të jeni më ekspresiv me partnerin tuaj dhe të dy do të kaloni një ditë të mrekullueshme.
Beqarët bëhuni gati, sepse njohja që prisnit vjen shumë shpejt.
Shigjetari
Sot planetët ju shtyjnë të kërkoni mundësi të tjera, përmes të cilave do të zgjeroni horizontet tuaja si dhe do të vendosni synime të reja.
Mos tregoni mosbindje ndaj bashkëbiseduesve tuaj, sepse do të humbisni sensin e komunikimit.
Mund të shkoni edhe më mirë në marrëdhënien tuaj, nëse së pari sqaroni ndjenjat që keni për partnerin.
Bricjapi
Mësoni të shijoni çdo moment të jetës dhe të lini pas çdo pengesë që del në rrugën tuaj.
Mund të keni nevojë për një ndryshim në pamjen tuaj.
Ndryshoni dietën tuaj ushqimore dhe do të shihni se në këtë mënyrë do të ndiheni shumë më mirë.
Rrethana të ndryshme dhe zhvillime të këndshme do t’ju ​​ndihmojnë sot të ‘ngriheni’ psikologjikisht dhe fizikisht.
Marrëdhënia juaj sot do të shkojë shumë mirë.
Ujori
Sigurohuni që të veproni në mënyrë dinamike dhe të shpëtoni nga çështjet e së kaluarës, sepse po hyni në një periudhë kur mundësitë do të ndjekin njëra-tjetrën dhe ju presin detyrime të reja, të cilat do t’ju çojnë në majë.
Në marrëdhënien tuaj, ju presin ngjarje të këndshme.
Për beqarët sot shanset për t’u afruar me personin që ju intereson janë të shumta.
Sidoqoftë, fati është plotësisht në anën tuaj.
Peshqit
Doni të bëni shumë ndryshime në jetën tuaj. Por sot nuk duhet të bëni hapa të nxituara, sepse mund të bëni gabime që më vonë nuk do të jeni në gjendje t’i korrigjoni.
Këtë të premte do të ndiheni më mirë dhe do të rishikoni disa çështje që shqetësojnë juve dhe mjedisin tuaj të ngushtë.
Sot, do të jeni në gjendje të diskutoni me partnerin dhe të gjeni zgjidhje për shumë çështje që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj.
Të tjera
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...
-
Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli
Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në ...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Qytetarët kanë 2 opsione – integrim apo izolim
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votë...
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...
-
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...