Uncategorized

Hong Kongu rekomandon vaksinën “Sinovac” për fëmijët 3-17 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 17 November 2021

Një panel këshillues për vaksinat kundër Covid-19 për Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) rekomandoi të hënën përdorimin e vaksinës së “Sinovac” të prodhuara në Kinë për fëmijët e moshës 3-17 vjeç.

Informacioni përkatës, duke përfshirë të dhënat e provave klinike, tregoi se vaksina “Sinovac” ka siguri të mirë kur administrohet te fëmijët e kësaj grupmoshe. Gjithashtu, krahasuar me të rriturit e moshës 18 vjeç e lart, fëmijët e moshës 3-17 vjeç zhvilluan një përgjigje më të mirë të imunogjenitetit, sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria e HKSAR, citon “Xinhua”.

Paneli do t’ia paraqesë për shqyrtim rekomandimin Sekretarit për Ushqimin dhe Shëndetin të qeverisë HKSAR.

-Advertisement-

Fushata e vaksinimit në Hong Kong po bën përparim të qëndrueshëm. Që nga fillimi i programit të vaksinimit qeveritar në fund të shkurtit, rreth 4.68 milionë njerëz ose 69.5 për qind e popullsisë së kualifikuar ka marrë të paktën një vaksinë kundër Covid-19, ndërsa rreth 4.48 milionë njerëz ose 66.5 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Po ashtu, një dozë përforcuese e vaksinës është vënë në dispozicion të disa grupeve në Hong Kong.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera