Rajoni dhe Bota

Hong-Kongu do të forcojë rolin si qendër financiare nëpërmjet përdorimit të bonove të gjelbra

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 18 May 2021

Sekretari i Financës i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës Paul Chan Mo-po u shpreh në një postim në blog të shtunën se mbështetja e financimit dhe certifikimit të projekteve të gjelbra mund ta ndihmojë sektorin financiar të Hong-Kongut të qëndrojë në krye të prirjeve ndërkombëtare dhe të diversifikojë më tej rritjen.

Sipas tij, politikat do të mbështesin transformimin e qytetit drejt zhvillimit me lëshim të ulët të karbonit dhe do të forcojnë statusin dhe forcën konkurruese të Hong-Kongut si një qendër financiare e gjelbër në Zonën e Madhe të Gjirit.

Hong-Kongu po bën përpjekje për të realizuar objektivin e tij të pakësimit të shkarkimit, dhe do të arrijë shkarkim zero të karbonit në vitin 2050, 10 vjet më parë se objektivi kombëtar për mbarë Kinën.

-Advertisement-

Buxheti i Hong-Kongut për vitit 2021-2022 e dyfishoi kufirin e sipërm të bonove të gjelbra, duke e çuar në 200 miliardë dollarë hongkongas, me qëllim për të emetuar 175.5 miliardë dollarë hongkongas bono të gjelbra në 5 vitet e ardhshme, sipas kushteve të tregut.

Sipas të dhënave nga organizata jofitimprurëse Iniciativa e Bonove të Klimës, nga viti 2015 deri në fundin e vitit 2020, vlera e bonove të gjelbra të emetuara në Hong-Kong i ka kaluar 38 miliardë dollarët. Vitin e kaluar, oferta e bonove globale të gjelbra arritën një rekord prej 290 miliardë dollarësh.

Paul tha se vetëm në vitin 2020, vlera e përgjithshme e bonove të gjelbra dhe kredive të rregulluara dhe të emetuara në Hong-Kong arriti në 12 miliardë dollarë dhe emetuesit nga pjesa kontinentale e Kinës zinin 60% prej tyre.
Në tremujorin e parë të sivjetshëm Hong-Kongu pati një rritje ekonomike 7.9 % , ndërsa norma e papunësisë ra nga niveli i lartë historik i mëparshëm prej 7.2 % në 6.8 %. Paul shtoi se ekonomia e gjelbër mund të mbështesë rritjen e qëndrueshme dhe të krijojë më shumë raste punësimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera