Rajoni dhe Bota

Hong Kong, numër rekord i votuesve në zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 24 November 2019

Votuesit kanë dalë në numër rekord për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet lokale në Hong Kong.

Deri në kohën e drekës, numri i votuesve tashmë ka tejkaluar totalin e zgjedhjeve të 2015-ës.

Zgjedhjet shihen si një provë e mbështetjes për udhëheqësen e Hong Kong, Carrie Lam.

-Advertisement-

Grupet e protestuesve pro-demokracisë shpresojnë se votimi do t’i dërgojë një mesazh qeverisë kineze pas pesë muajve trazira dhe protesta antiqeveritare.

Gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor, grupet protestuese pro-demokracisë u kishin kërkuar njerëzve që të mos shkaktonin përçarje.

Asnjë telashe nuk është raportuar deri më tani.

Një numër rekord prej 4.1 milionë persona janë regjistruar për të votuar – më shumë se gjysma e popullsisë prej 7.4 milionë.

Më shumë se 400 anëtarë do të zgjidhen në këshillin e distriktit të Hong Kong-ut.

Aktivistët pro-demokracisë shpresojnë se do të jenë në gjendje të rrisin përfaqësimin e tyre në këshill, i cili tradicionalisht ka njëfarë ndikimi në zgjedhjen e kreut të Hong Kong-ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera