Auto&Tech

Honda përgatit diçka interesante për panairin në Tokio

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 04 October 2017

Sikurse çdo vjeshtë tjetër, prodhuesit japonezë edhe gjatë këtij viti do të përdorin auto-sallonin më të madh vendor për të prezantuar konceptet e shumta të automjeteve.

Në mesin e tyre është Honda Sports EV koncept elektrik dhe “teaser” i parë i këtij dizajni të automobilit premton eksitim, transmeton ksp.

Honda kishte befasuar në panairin e mbajtur së fundi në Frankfurt, duke prezantuar konceptin Urban EV, një automjet i vogël urban elektrik me dizajn retro dhe në auto-sallonin e 45-të në Tokio arrin edhe me një automobil interesant elektrik.

-Advertisement-

Detajet e këtij koncepti ende nuk janë të njohura, por duke gjykuar nga projektuesi i parë bëhet fjalë edhe për një automobil futuristik.

Honda ka paralajmëruar se koncepti nga Frankfurti do të ketë versionin e vet të prodhimit prej vitit 2019, kështu që ne mund të presim që koncepti Sports EV të përjetojë një fat të ngjashëm në të ardhmen e afërt.

Më shumë detaje do të dihen më 25 tetor, kur fillon panairi i automobilave në Tokio.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera