Uncategorized

Homologu slloven e përgëzon Veselin për ratifikimin e Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 14 April 2018

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Slloveni, ku po merr pjesë në takimet e SEECP-së, është pritur paraprakisht në një takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Milan Brglez.

Në këtë takim, të dy homologët diskutuan për bashkëpunimin ndërshtetëror midis Kosovës dhe Sllovenisë në të gjitha fushat, veçanërisht në rrafshin ekonomik, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve.

Sipas komunikatës dërguar mediave, Brglez përgëzoi Veselin për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si një hap i madh në ecjen përpara.

-Advertisement-

“Kryeparlamentari slloven e siguroi kryetarin Veseli për mbështetjen e plotë të Sllovenisë në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në procesin për liberalizimin e vizave. Ishte konkludim i përbashkët se perspektiva euro-atlantike është rruga më e mirë e bashkëpunimit, për të fuqizuar demokracinë, stabilitetin, paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin regjional”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera