Lajme

Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 30 April 2024

Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi.

Homazhet kanë filluar nga ora 10:00 dhe do të mbahen deri në ora 12:00.

Lider shtetërorë dhe figura të njohura kanë bërë homazhe për nder të figurës tashmë të ndjerit, Ali Lajçi.

-Advertisement-

Pos presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, homazhe bëri edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në kujtim të jetës së tij do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Ndryshe, Ali Lajçi ka ndërruar jetë të dielën.

Ai ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera