Lajme

Homazhe e nderime pranë arkivolit të veteranit të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 21 June 2018

Me nderime të larta ushtarake, sot kanë bërë homazhe shumë figura dhe personalitete të larta të shtetit pranë arkivolit të veteranit të UÇK-së dhe ish të burgosurit politik, Hajdin Rama në shtëpinë e tij në fshatin Sankoc.

Luftëtari i UÇK-së, Hajdin Rama i cili ka ndërruar jetë dje në moshën 80 vjeçare, do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e dëshmorëve ne Kleçkë.

Bashkëluftëtarët e tij vlerësuan lartë kontributin dhe veprën e tij për atdhe.

-Advertisement-

Deputeti Nait Hasani i cili ishte bashkëluftëtarë i tij, tha se Hajdin Rama ishte një nga njerëzit më të vendosur ë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributi i tij, është i jashtëzakonshëm.

Hasani ka veçuar kontributin dhe sakrificën e tij, si në luftë po ashtu edhe si i burgosur politik.

Sipas tij, një nga bazat e UÇK-së ka qenë shtëpia e veteranit Hajdin Rama në Sankoc.

Ish bashkëluftëtari Bislim Zogaj ka thënë se sot po ndahen prej një burri të madh të Kosovës, po ndahen prej një pasurie kombëtare dhe prej një njeriu që ka kryer punë të mëdha për Kosovën.

“Njeri i cili që nga vegjëlia e tij ishte brumosur me atdhetarizëm dhe këtë atdhetarizëm e kishte marrë nga babi i tij dhe pastaj e kishte pasur fatin. Pra, ishte një njeri që kishte vepruar apo ishte gjendur gjithmonë pran patriotëve dhe pran atyre që kishin bërë për çështje kombëtare. Kështu që edhe në kohën e UÇK-së, Xheladin Gashi – Plaku, kishte arritur ta identifikojë këtë burrë të vërtet të çështjes kombëtare dhe shtëpinë e Hajdin Ramës e kishim shndërruar atëherë në çerdhe të UÇK-së. Po ashtu shtëpia e Hajdin Ramës ishte shndërruar aty ku u merreshin vendimet dhe ku u përgatiteshin aksionet. Shtëpia e Hajdin Ramës ishte bërë ajo shtëpi ku çdo ushtarë i UÇK-së… edhe pse ishim në numër të vogël, Hajdin Rama ishte i gatshëm për të vepruat dhe për të marr pjesë në aksione të cilat i organizonte në atë kohë UÇK-ja”, tha Zogaj.

Djali i tashmë të ndjerit Hajdin Rama, Muhamet Rama tha se babai Hajdin ishte një ideator i madh për çështje kombëtare si dhe shtyllë e fortë e familjes.

“Kur them se ishte edhe një shtyllë më e madhe për çështje kombëtare, ai u mundua që me sakrificën e tij të lëviz çdo guri që ne sot të gëzojmë pavarësinë e Kosovës. Unë do të mundohem me përkushtim të madh të mbroj dhe të vlerësoj vlerat edhe të babait tim. Ndihem shumë mirë sot, që në mesin tonë edhe veprimtarët e tij më të shquar që janë ende gjallë si Nait Hasan, Bislim Zogaj dhe familja e Xheladin Gashit, komandant Plakut”, tha Rama.

Në homazhe ka marrë pjesë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera