Lajme

Holandezi që jeton në Kosovë, i del në mbrojtje shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 25 June 2018

Jeton në Kosovë që tash e sa kohë, e dashurinë për kosovarët asnjëherë nuk e fsheh.

Stefan van Dijk është shtetasi holandez që nuk donë të largohet nga shteti i Kosovës.

Këtu ai ka gjetur punë, e madje jeton edhe me familje.

-Advertisement-

Ndërkohë që është hapur një debat i gjerë lidhur me “duart shqiponjë”, lidhur me këtë ka komentuar edhe vetë holandezi.

Ky gjest i dy lojtarëve kosovarë që jetojnë në Zvicër, e  që i bëri krenar të gjithë shqiptarët në ndeshjen Kosovë-Serbi, është shumë i pranueshëm për Stefan van Dijk.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë të keqe që të bëjmë shqiponjën me duar.

Sipas tij, Serbia është munduar që të paraqes këtë gjest, si diçka provokative.

Përndryshe, holandezi ka postuar edhe një fotografi të tij duke e bërë me duar shqiponjën./Gazeta Fokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera