Lajme

Holanda tërheq ambasadorin e saj në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 05 February 2018

Holanda njoftoi sot tërheqjen e ambasadorit të saj në Ankara për shkak të marrëdhënieve të vështira dhe nuk do të lejojë marrjen e detyrës së një përfaqësuesi turk në territorin e saj, duke përshkallëzuar më tej ftohjen e marrëdhënieve mes dy shteteve, në nivelin më të ulët prej vitit të kaluar.

‘Haga në atë kohë refuzoi të presë në territorin e saj dy ministra turk, të cilët dëshironin të zhvillonin takime politike në mbështetje të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Që nga ajo periudhë, pavarësisht diskutimeve nuk kemi arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe’, deklaroi ministri holandez i Punëve të Jashtme, Halbe Zijlstra në një deklaratë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera