Lajme

Holanda nis dy helikopterë dhe 47 ushtarakë në ndihmë Shqipërisë në luftën me zjarret

Autori: Islam Morina 19:30 | 04 August 2021

Mbretëria Holandeze do t’i nis për në Shqipëri dy helikopterë me 47 ushtarakë që t’i dalin në ndihmë për shuarjen e zjarreve autoriteteve shqiptare.

Helikopterët e tipit Chinook janë të pajisur e rezervuarë uji të kapacitetit 10 mijë litërsh dhe janë të aftë të arrijnë edhe në vendet më të vështira, shkruan Gazeta Infokus.

Helikopterët holandez do të arrijnë në Shqipëri kësaj të premte, kurse operacionet krah autoriteteve shqiptare pritet t’i fillojnë të shtunën.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqipëtare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë.
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga vendet anëtare të BE-së, pasi jugu u vendit është përfshirë nga zjarret./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera