Holanda mposht kampionët e botës!

Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 17 November 2018
Holanda është rikthyer dhe këtë mund ta dëshmojnë më së miri kampionët në fuqi të botës, që dolën kokë-ulur nga transferta e Roterdamit, në një takim ku përveç humbjes minimale, vuajtën jashtëzakonisht edhe lojën e vendasve.
“Tulipanët” morën kontrollin e lojës që në fillim dhe e zhvendosën lojën gradualisht në gjysmëfushën franceze, duke gjetur edhe golin e avantazhit në minutën e 44-t, me anë të mesfushorit të Liverpoolit Wijnaldum.
Më pas pjesa e dytë ishte një dialog i vazhdueshëm mes sulmuesve të Holandës dhe portierit francez Hugo Lloris, që në të paktën 3-4 raste shpëtoi kampionët e botës nga pësimi i golit të dytë.
Nga ana tjetër, yjet e Francës u panë të izoluar në gjysmëfushën holandeze, duke humbur thuajse gjithmonë duelet me fanellat portokalli dhe duke mos kërcënuar asnjëherë seriozisht portën e Cillesen.
Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, në minutën e fundit shtesë Holanda fitoi një 11-metërsh, të cilën e mori përsipër ta ekzekutojë Memphis Depay. Sulmuesi i Lyon arriti të dërgojë topin në rrjetë për herë të dytë, falë një gjuajtjeje “alla-Panenka”, që mposhti portierin Lloris.
Tashmë Holanda do të luajë pas 3 ditësh në transfertën ndaj Gjermanisë, ku i duhet të paktën një barazim për të siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Franca që aktualisht është në krye, e ka mbyllur aventurën në Ligën e Kombeve dhe shpreson që Gjermania t’i bëjë nder për të mbetur e para.
Vlen të theksohet se me fitoren sot të Holandës, Gjermania ka rënë matematikisht në Ligën B të këtij kompeticioni, ndërsa të hënën në mbrëmje do të ketë mundësi të “hakmerret’ ndaj Holandës, duke mos e lejuar të renditet në vendin e parë.

Të tjera
-
Përfundon aksioni i Krimeve Ekonomike në Ministrinë e Bujqësisë
Krimet ekonomike kanë kryer një aksion në Ministrinë e Bujqësisë që nga mëngj...
-
Gjashtë të mitur në tragjedinë e Koçanit, Prokuroria publikon moshat e viktimave
Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare...
-
Gjykata Speciale e konfirmon se kanë pranuar letër nga ministrja Haxhiu për rastin e Thaçit, nuk japin detaje
Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korre...
-
Krimet Ekonomike me bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, sipas Mehmetajt
Njësiti i Krimeve Ekonomike po kryen bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të ud...
-
Arrestohet një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit në Podujevë
Një 23 vjeçar është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën pen...
-
Raportet financiare të partive politike: Mbi 2.3 milionë euro të hyrat e LVV-së gjatë vitit 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të ...
-
Komuna e Malishevës organizon ceremoni varrimi dhe nderimi meritor për tre martirë
Komuna e Malishevës njofton se pas gjetjes dhe identifikimit të tre qytetarëv...
-
Komuna e Prishtinës: Kemi kapur 27 qen endacakë në ‘Zonën 1’
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë kapur 27 qen endacakë në “Zonën 1...
-
Qëndrimi i vërtetë i Rusisë ndaj paqes është i qartë pas sulmeve gjatë natës, thotë Zelensky
Pas sulmeve ruse gjatë natës në të gjithë Ukrainën, të cilat vranë dy persona...
-
Vuçiq te Rutte gjatë protestave, DW: Serbia nën llupën e NATO-s
Protesta në Serbi, tensione në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Pse Sekreta...
-
Trumpi sugjeron se ShBA-ja mund t’i udhëheqë centralet energjetike të Ukrainës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike që e pë...
-
Turqia arreston 37 persona për postime në rrjetet sociale pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit
Qeveria turke ka arrestuar 37 persona, të cilët akuzohen për postime “provoka...