Lajme

Hojt Ji në këto momente takim me Presidentin Ivanov

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 01 May 2017

Zyrtari i lartë amerikan Hojt Ji në këto momente po zhvillon takimin me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, transmeton Zhurnal.

Në këtë takim Hojt Ji pritet të jetë decid dhe shumë i qartë ndaj Ivanovit duke ia përcjellë mesazhet e qarta nga State Departamenti amerikan që ky i fundit duhet të dorëzon mandatin shumicës parlamentare për formimin e qeverisë.

Ji dje pati takim edhe me kreun e BDI-së Ali AHmeti dhe me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Besa. State Departamenti amerikan uroi dhe e pranoi si legjitim zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri të Maqedonisë Talat Xhaferi. Ji sot ka paralajmëruar se do të zhvillon takim edhe me Spikerin e ri të Kuvendit Xhaferin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera