Lajme

Hojt Ji fillon takimin me Gruevskin

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 01 May 2017

Zv.ndihmëssekretari amerikan Hojt Ji sapo ka filluar takimin me liderin e VMRO-së Nikolla Gruevski.

Takimi është duke u zhvilluar në klubin e deputetëve kurse në takim është parë dhe deputeti Vlatko Gjorcev. Përderisa në takimet tjera Gruevski kishte në krah Todorovin dhe Popovskin, sot ai ka Gjorçevin, i cili ishte i vetmi deputet i VMRO-së që tentoi t’i mbronte kolegët e tij të LSDM-së. Kjo shkuarje në takim me Gjorçevin mund të ketë në prapavi edhe arsyetimin e Gruevskit që deputetët e tij kanë qenë kundër dhunës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera