Lajme

Hodhi 11 qese me marihuanë pasi pa policinë, arrestohet një burrë në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 03 August 2022

Policia e Kosovës, të martën rreth orës 19:00, ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, i cili pasi pa policinë hodhi 11 qese marihuanë, shkruan Gazeta Infokus.

Me urdhër të gjyqtarit pastaj është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit ku përsëri është gjetur ehde një sasi tjetër e marihuanës.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pasi ka arritur njësia policore i njëjti i ka hedhur 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 9.27 gram, të cilat janë sekuestruar nga zyrtarët policorë. Me urdhër të gjyqtarit është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe 461.70 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera