Lajme

Hjuston, fillon kthimi i banorëve në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 03 September 2017

Nëntë ditë pasi uragani Harvey derdhi shira të rrëmbyer në Hjuston të Teksasit, banorët e qytetit po fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vlerësojnë dëmet.

Në një intervistë me “Fox News”, guvernatori i Teksasit Greg Abbott, tha se dëmet mund të kushtojnë deri në 180 miliardë dollarë – mbi 20 herë më shumë se sa fondi fillestar prej 7,85 miliardë dollarësh që presidenti Donald Trump i kërkoi Kongresit amerikan javën e kaluar.

Megjithëse shumë njerëz po kthehen në shtëpitë e tyre ndërsa bie niveli i ujit, kryebashkiaku i Hjustonit, Sylvester Turner, bëri thirrje për evakuime në lagjet perëndimore të qytetit që janë pranë dy rezervuarëve të tejmbushur. Trupat e Inxhinierëve të Ushtrisë vazhdojnë të përmbytin qëllimisht ato zona për të parandaluar dështimin e digave. Kryebashkiaku Turner tha se deri në 20 mijë shtëpi do të mbeten të përmbytura për dy javë të tjera.

-Advertisement-

Qyteti fqinj i Beaumontit nuk kishte shërbim uji të pijshëm të dielën.

Zyrtarët e zonës së Hjustonit thanë të premten se 156 mijë shtëpi janë dëmtuar në Qarkun Harris, ku përfshihet Hjustoni, qyteti i katërt më i populluar i Shteteve të Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera