Sport

HISTORIKE: Prishtina do të luaj për herë të parë në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 16 May 2021

Skuadra e Prishtinës pasditen e së dielës edhe matematikisht është shpallur kampione e Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit triumfuan në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2 dhe me 78 pikë, një xhiro pa përfunduar kampionati e fituan titullin kampion.

‘Bardhekaltërit’ kanë pritur tetë vite për ta rikthyer titullin në kryeqytet, derisa ky ishte trofeu i 11-të në histori të klubit.

-Advertisement-

Triumfi në Superligë ia mundëson Prishtinë të marrë pjesë për herë të parë në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Turneu i para-kualifikimeve do të mbahet në Ishujt Faroe nga 22 deri më 25 qershor, ku marrin pjesë katër skuadra.

Shorti i gjysmëfinaleve do të hedhet me 18 qershor, derisa një nga katër ekipet e këtij rundi do të kaloj në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Prishtina në Evropë ka luajtur në para-kualifikimet e Ligës së Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera