Fun & Video

Historike! Nëna lind 6 binjakë në 10 minuta

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 18 March 2019

Një grua në Hjuston të Teksasit ka lindur 6 binjakë, 2 vajza dhe 4 djem. Thelma Chiaka i solli në jetë vogëlushët e saj të premten në mëngjes, në Spitalin e Gruas në Teksas. Të gjashtë foshnjat kanë lindur ndërmjet orës 4.50 dhe 4.59 të mëngjesit me pesha që variojnë nga 1-2 kg.

Sipas spitalit foshnjat janë në gjendje të qëndrueshme dhe do të vazhdojë të mbikëqyret në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Nëna ende nuk iu ka vendosur emra të gjithë fëmijëve të saj. Spitali zbuloi se ajo i ka quajtur dy vajzat, Zina dhe Zuriel.

Shansi për të lindur 6 binjakë është 1 në 4.7 miliardë femra. Në vitin 1968, një grua në Birmingham lindi gjashtë fëmijë në të njëjtën kohë. Në lindje morën pjesë 28 punonjës mjekësorë. Në vitin 1983 Janet Walton gjithashtu hyri histori sepse lindi 6 binjakët e parë në botë. Ajo ishte nga Liverpooli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera