Lajme

Historike, më 28 nëntor Kosova e Shqipëria me Kuvend të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 17 November 2022

Më 28 nëntor, në rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbledhen kuvendet e përbashkta Kosovë-Shqipëri, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Po, për nder dhe në shënim të 28 Nëntorit do të mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeziu, për Reporteri.net.

Në qershor të këtij viti, në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri shqiptar Edi Rama, propozoi që 28 nëntori t’i bëjë bashkë dy shtetet njëkombëshe, Kosovën dhe Shqipërinë, me një kuvend të përbashkët.

-Advertisement-

“Unë do t’ju propozoja që, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurin të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor, të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë”, u shpreh Rama.

Rama kishe deklaruar se bashkërisht me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, do të duhej t’i bindnin dy kryesitë e Kuvendeve, Kosovë e Shqipëri, për të arritur diçka të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera