Sport

HISTORIKE: Malisheva inkuadrohet për herë të parë në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 16 May 2021

Skuadra e Malishevës e ka shkruar historinë në futbollin kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi malishevasit janë inkuadruar për herë të parë në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi i drejtuar nga Arsim Thaqi të dielën ka arritur ta mposhtë Vëllaznimit në udhëtim me rezultat 0-3, dhe është shpallur kampion i Grupit A në Ligën e Parë.

-Advertisement-

Malisheva është themeluar në vitin 2016 dhe për 5 vite ka arritur të promovohet në Superligë.

Padyshim ky është një nga sukseset më të shpejta që ka arritur një klub kosovar.

Malishevasit e kanë përfunduar grupin A me 60 pikë, dy me pak se Dukagjini i Klinës që do të luaj në barazh me Flamurtarin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera