Sport

Historike, askush si Mbappe (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 12 September 2017

Mbappe ka debutuar me gol për PSG-në në Ligën e Kampionëve.

Talenti francez, Kylian Mbappe, ka debutuar me gol në Ligën e Kampionëve me fanellën e PSG-së, ku edhe theu një rekord historik.

18 vjeçari barazoi Patrick Kluivertin me 7 gola të shënuara në Ligën e Kampionëve si adoleshent, bën të ditur faqja zyrtare UEFA-s.

Përveç kësaj, sipas faqes për histori dhe statistika, “Opta”, Mbappe është futbollisti i parë në histori që shënon gol në Ligën e Kampionëve si adoleshent për dy klube të ndryshme (Monaco dhe PSG).

-Advertisement-

18 vjeçari realizoi në fitoren e thellë të PSG-së prej 5:0 ndaj Celticut. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera