Fun & Video

Historiani tregon se pse Adolf Hitler nuk kreu kurrë seks me Eva Braun-Foto

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 18 January 2019

Gruaja e Hitlerit nuk mund të ketë kryer kurrë marrëdhënie seksuale në jetën e saj për shkak të një gjendjeje të rrallë, sipas një historiani. Pretendimet e reja zbulojnë se udhëheqësi nazist madje qw pagoi Eva Braun të trajtohej për problemin e saj. Thomas Lundmark – i cili ka shkruar një biografi të jetës së Braun – beson se ajo vuajti nga sindroma e Mayer Rokitansky Kuster Hauser, e cila është një gjendje e pazakontë që nuk lejon formimin e organeve seksuale te gratë dhe për rrjedhojë edhe mundësinë për të pasur fëmijë natyralë. Kjo është një gjendje e rrallë që ndodh kur një foshnjë e pa lindur nuk arrin plotësisht të zhvillojë një sistem riprodhues, duke i lënë ata me mitër të vogël ose jo, dhe një kanal vaginal që mund të jetë i shkurtër, i ngushtë ose plotësisht i zhdukur.

“Të rriturit me MRKH të pa trajtuar thonë se e bën seksin të rëndë dhe shumë kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale”-, beson profesor Lundmark. Evra Braun thuhet se vuante nga kjo gjendje. Ky pretendim zbulohet nga një ditar i mbajtur nga gruaja e Dr Gustav Scholten – një gjinekolog i shquar nazist që punonte në Klinikën Rechts der Isar të Mynihut.

Në kalendar, znj. Scholten përshkruan vizitën në banesën e Hitlerit. Ajo gjithashtu shkruan se në shenjë mirësjelljeje për operacionin e kryer, Hitleri iu kishte paguar një udhëtim në Itali dhe se për këtë ajo ishte e lumtur. Dr Scholten u vra në një aksident me makinë në gusht 1944, por profesori Lundmark ishte në gjendje të gjurmonte djalin e kirurgut, Gerhard, i cili gjithashtu ka vdekur.

-Advertisement-

Gerhard kujton se ishte në oborrin e Eva Braun në spital dhe gjithashtu konfirmoi se nëna e tij ishte gëzuar nga një udhëtim në Itali, i paguar me shpenzime e Hitlerit. “Kam biseduar me djalin dhe ai më ka thënë se ai ishte në spital dhe dhoma e Eva ishte e mbushur me lule si një dyqan lulesh”, tha profesor Lundmark.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera