Historiani britanik vjen me një parashikim se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
09:18 | 31 December 2022
Historiani britanik, Ian Kershaw, ka deklaruar në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung, se lufta në Ukrainë do të përfundojë në verën e vitit 2023.
“Vladimir Putin e vuri veten në një pozicion që nuk e kishte parashikuar kurrë. Tani është në një luftë të pafitueshme që është shumë e kushtueshme dhe e dëmshme”, ka thënë Kershaw, duke shtuar se “tani mbetet për t’u parë se si do të jenë forcat e armatosura të të dyja palëve në fund të dimrit”.
Ky dimër “do të jetë shumë i vështirë për Ukrainën, por edhe për shumë rusë “, vlerëson historiani britanik, i specializuar në historinë evropiane të shekullit të 20-të dhe është më i njohur për biografinë e tij të Adolf Hitlerit.
“Në pranverë do të shohim nëse ukrainasit, me mbështetjen e Perëndimit, janë gati për një sulm të ri, i cili do t’i lejojë ata të zmbrapsin agresorin. Nëse kjo ndodh, atëherë në pranverë ose verë do të jemi në rrugën e njërës zgjidhje ose tjetrës. Niveli aktual i prishjes është diçka që do të jetë shumë e vështirë për të përballuar të dyja palët. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se lufta do të përfundojë brenda një gjysmë viti”, vazhdon Ian Kershaw.
Sipas tij, lufta kundër Ukrainës do të ketë pasoja afatgjata për Moskën: “Rusia tani është e izoluar, të paktën në Evropë. Në këtë kuptim, vendimi për të pushtuar ishte shumë i kushtueshëm. Do të ndryshojë Evropën, por saktësisht se si nuk mund të parashikohet. Megjithatë, tashmë është e qartë se lufta na imponoi një politikë të re energjetike dhe shkaktoi recesion”, thekson ai./abcnews.al

Të tjera
-
Mbytet një turist i huaj në plazhin e Vlorës
Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e ...
-
Udhëto tani drejt Memmingen nga Prishtina me oferta speciale!
Udhëto tani drejt Memmingen nga Prishtina me oferta speciale! Me Prishtina...
-
Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit
Deputetja e Nismës, Arbresha Krasniqi, është rrëzuar sot në hollin e Kuvendit...
-
Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ q...
-
Time Kadrijaj nesër përfaqëson AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashk...
-
Qeveria ndan 4 milionë euro për subvencionimin e policave të sigurimit për mërgimtarët nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen ...
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...