Lajme

Historianet e Deçanit kërkojnë pezullimin e dialogut deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 19 November 2020

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me një komunikatë për media ka reaguar pas gjetjeve të fundit në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, mbetje këto të shqiptarëve të Kosovës, të zhdukur nga koha e luftës, shkruan Gazeta inFokus.

Tutje këta historianë, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë dialogun deri në zbardhjen e plotë të fatit të të pagjeturve, duke rikujtuar se Serbia është përgjegjës për gjenocidin e kryer në Kosovë dhe zhdukjen e mijëra shqiptarëve.

“Argumentimi më i mirë se shteti dhe drejtuesit e serb janë përgjegjës janë dëshmitë e gjetura në Kizhevak të Serbisë. Kosova duhet urgjent të pezullojë dialogun, dhe të vë kusht nisjen e tij me ofrimin e të dhënave zyrtare për gjithë të zhdukurit gjatë luftës 1998-1999, të cilët janë dërguar dhe varrosur në Serbi”, përfundon reagimi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera