Sport

Historia nuk është në anën e Real Madridit para Kupës së Botës për Klube

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 14 December 2017

Real Madridi kaloi në finale të Kupës së Botës për Klube me një fitore prej 2-1 ndaj Al Jaziras të mërkurën dhe të shtunën do të përballet në finale me Gremion.

Derisa Real Madridi është favorit për ta fituar këtë garë, sipas shumicës së njerëzve, historia është në anën tjetër, transmeton Express.

Që prej se Kupa e Botës për Klube mbahet nën formatin aktual, finalja është luajtur në katër raste mes një skuadre nga Amerika Jugore dhe një skuadre evropiane, me skuadrat e Amerikës Jugore që e kanë fituar atë shumë më shpesh.

-Advertisement-

Vetëm Barcelona ka dalë fituese si skuadër evropiane kundër atyre braziliane, duke e mposhtur Santosin në vitin 2011. Në tri rastet tjera, Liverpooli ka humbur ndaj Sao Paulos në vitin 2005, Barcelona ndaj Internacional në vitin 2006 dhe Chelsea ndaj Corinthians në vitin 2012.

Këtë vit do ta kemi edhe një tjetër finale mes një skuadre braziliane dhe një tjetre evropiane, me Realin që duhet ta ndryshojë kursin e historisë për ta rrëmbyer këtë trofe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera