Lifestyle

Historia e pazakontë e cjapit që kishte shok të ngushtë tigrin (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 11 November 2019

Një cjap që kishte tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi ishte bërë shok me një tigër, ka ngordhur, por jo sepse e hëngri miku i tij.

Në vitin 2015, stafi i një parku safari në Rusi, e futi cjapin në rrethimin e tigrit për ushqim, por në vend që ta shqyente, tigri e bëri shok.

Ata flinin në të njëjtin rrethim, hanin dhe luanin së bashku. Tigri u përpoq madje ta mësonte cjapin se si të gjuante për ushqim. Gjithashtu, ata ndiqnin njëri-tjetrin për t’u argëtuar.

-Advertisement-

Tigri dhe cjapi jetuan bashkë në harmoni të plotë për disa kohë, derisa një ditë tigri e sulmoi shokun e tij pasi ky i fundit kishte nisur ta sfidonte dhe ta ngacmonte shpesh atë. Në janar të vitit 2016, tigri e humbi durimin kur cjapi e shkeli me këmbë. Ai e kapi cjapin dhe e hodhi nga një kodrinë.

Që nga ajo ditë shëndeti i cjapit u përkeqësua, por nga stafi i safarit bëjnë me dije se ai ngordhi për shkaqe natyrale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera