Historia e ngjashme e hebrenjëve dhe gylenistëve – Ja si rezistuan politikanët shqiptar para 74 viteve
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 01 April 2018
Kosova edhe në vitin 1943 dhe 44 kishte një situatë të ngjashme me ketë qe ndodhi me Turqinë. Kërkesën për dorëzimin e pjesëtarëve të organizatës së Fetullah Gylen, të cilën Recep Tayyp Erdogan e shpalli terroriste duke i akuzuar së tentuan të krijonin grushtshtet vitin e kaluar, shkruan Infokusi.com
Por për dallim nga politikanët tanë qe ju dorëzuan presionit të Erdoganit, atë kohë burrështetasit e Kosovës e Shqipërisë nuk kishin pranuat të dorëzonin hebrenjtë e strehuar në këto dy vende tek nazistët që i kërkonin për t’i tubuar një fushë ku do të ekzekutoheshin.
Këtë fakt e përmendi në seancën plenarë të së premtes, Kryeparlamentari Kadri Veseli. I cili deportimin e gjashtë shtetasve turk nga shteti i Kosovës për në Turqi, e ka lidhur me shpëtimin e çifutëve gjatë luftës së dytë botërore.
Veseli ka thënë se ndjehet i turpëruar me vendimin e marrë për deportimin e tyre, dhe njëkohësisht ka thënë se ne si popull vazhdimisht jemi krenuar me shpëtimin e çifutëve gjatë luftës së dytë botërore, ndërkaq në këtë situatë që është krijuar ne si popull nuk kemi bërë asgjë.
“Ne krenohemi që nuk i kemi dorëzuar çifutët në luftën e dytë botërore, e çka bëmë tani i dorëzuam njerëzit që nuk e dimë ku. “Imagjinoni nëse i mbysin, ku mbet shteti i pavarur i Kosovës”, është shprehur Veseli.
Sipas historisë, pjesë të se cilës gjinden në Wikipedia, ishte Xhaferr Deva qe atë kohë mbante postin e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, i cili refuzoi t’i dorëzonte hebrenjtë e kërkuar nga nazistët.
Madje edhe pse nazistët i kërkuan zyrtarisht grumbullimin e të gjithë çifutëve dhe jo vetëm emrat e tyre.
“Nga fundi i pranverës së vitit 1944 nazistët kërkuan zyrtarisht jo vetëm listat, po dhe grumbullimin e gjithë hebrenjve në një fushë përqendrimi. Mbështetur në burimet amerikane, sipas Sarner, dy përfaqësues të bashkësisë hebraike në Shqipëri, duke përfshirë dhe hebrenjtë e deportuar prej vendeve të Evropës Qendrore, që kishin gjetur këtë vend si strehë shpëtimi, Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë (“Shoah”), iu drejtuan Mehdi Frashërit për ndihmë”, thuhet në një përshkrim të shkurtër të historisë së shpëtimit të çiftëve nga shqiptarët.
Gjatë kësaj kohe Ministri i atëhershëm i punëve të brendshme, Xhaferr Deva ia doli që t’i bindte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve.
“Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit. Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin. Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur. Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Deva ia doli që t’i bindte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve”./Infokusi.com
https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Xhaferr_Deva
https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Hebrenjt%C3%AB_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri,_prania_dhe_shp%C3%ABtimi
Të tjera
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...