Historia e izolimit
Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 09 May 2018
Erdhën shpesh në Kosovë.
Por jo gjithmonë me lajme të mira. Në të shumtën e rasteve, kritika zinte vendin kryesore gjatë diskutimeve.
E zyrtarët e Bashkimit Evropian u kujdesën që në çdo takim me kosovarët të përcjellin nga një porosi, shkruan Infokusi.com.
2018-ta nisi me kërkesën për votimin e Demarkacionit. Marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, u konsiderua një prej kushteve kryesore për liberalizimin e vizave për kosovarët.
E pas më shumë se 3 viteve, çështjes së demarkacionit i erdhi fundi, mbrëmjen e 21 marsit të këtij viti. Votat e 80 deputetëve të Kuvendit të Kosovës pro demarkacionit, ngritën shpresat tek qytetarët për lëvizje pa viza.
Edhe kjo kaloj por sipas përfaqësueseve të BE-së, në Kosovë duhej bërë ende shumë punë.
Kosovarët duhet të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin,që të fitojnë liberalizimin e vizave dhe të vazhdojnë rrugën e saj në procesin e integrimeve evropiane.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Soltes ngriti shpresat tek kosovarët. Ai deklaroi se liberalizimi i vizave është shumë afër.
“Pas ratifikimit të Marrëveshje së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës janë shumë afër liberalizimit dhe lirisë së lëvizjes”, ka thënë Soltes.
E shefja e Zyrës së BE në Prishtinë, Nataliya Apostolova, tha se nuk dihet nëse liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit.
“Nëse Komisioni bindet se është punuar mjaftueshëm, atëherë do iu rekomandohet vendeve anëtare të BE-së heqjen e vizave për Kosovën… Se do të ndodhë liberalizimi i vizave këtë vit,? Nuk e di. Kjo varet nga Kosova”, deklaroi Apostolova.
Edhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian u rikujtuan politikanëve kosovarë së duhet ende shumë punë deri të liberalizimi. Por duket që entuziazmi i madh i tyre për liberalizim bëri që shumë nga ta të japin deklarata të ngutshme.
Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha deklaroi se procedurat për liberalizmin do të përfundojnë shpejtë ndërsa pas 6 muajve do të lëvizin pa viza.
“Ne presim që të gjitha këto procedura të mos marrin më shumë se gjashtë muaj duke u bazuar në praktika të vendeve të tjera që kanë marrë pjesë në procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Hoxha.
Pak më të rezervuar se ministria u tregon krerët e shtetit, ata dhanë afat deri ne fund të këtij viti.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se vjeshta e këtij viti mund të sjellë liberalizimin.
“Unë them lirisht se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh brenda këtij viti. Mund të ndodh në vjeshtën e hershme.”, ka thënë Thaçi.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Hardainaj ka deklaruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të këtij viti.
“Po në fund të këtij viti besoj Kosova e fiton një të drejtë që është liberalizimi i vizave, besoj në fund të këtij viti, në fillim të vitit që vjen mund të jemi aplikues për statusin kandidat të BE-së. Deri në fund të këtij viti mund të ndodhin edhe avancime të mëdha në arritjen e një marrëveshje me Serbinë, pra mund të ndodhin”tha kryeministri,
E Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas miratimit të marrëveshjes për demarkacion ka deklaruar se deri në fund të këtij viti, kosovarët do të mund të lëvizin pa viza jashtë Kosovës.
“Ajo çfarë është vlerësim i joni i përbashkët është se kriteri kryesor për liberalizimin e vizave është plotësuar. Unë besoj se brenda fundit të këtij viti do të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tonë brenda kufijve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Veseli./INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...